Berisha: E kam sulmuar Sorosin si armik të demokracisë shqiptare

0

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku e shpalli “non grata”.

Berisha shpjegoi se përse do i drejtohet gjykatës në Francë dhe përse do të ngrejë padi direkte për sekretarin amerikan Antony Blinken. “Është ai që ka firmosur dhe ka njoftuar, është ai që përdori autoritetin e tij për të më dëmtuar mua, për të cenuar nderin dhe dinjitetin tim, nuk do të doja kurrë të ishte ai, por ai e bëri këtë dhe nuk kam asnjë kundërshtim, po i përgjigjem me gjykatë. Duke qenë se nuk futem në SHBA dhe nuk shkoj në gjykatë amerikane” tha ai.

Por a mendon, Sali Berisha se pas vendimit të SHBA, po “gatuhet” diçka tjetër? “Shumë variante dhe hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është ti drejtohem gjykatës dhe gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh, se cili ka qenë Sali Berisha, cila është e shoqja e Sali Berishës, 73 vjeç sot, që vazhdon punën me autizmin, cilët janë fëmijët e tij dhe me radhë. E kam në radhë të parë cështje dinjiteti. Se cili ka të drejtë të ketë qëndrimet e veta”.

Pavarësisht se u shpreh që nuk mendon që pas vendimit qëndron Soros, Berisha e vendosi gishtin te debati për cështjen e kufijve në Ballkan.

Nuk e them se është Soros, unë rendis ku ka qenë veprimtaria ime këto 8 vite. Nuk them se nuk kam bërë, kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe e dija që kam përpara qindra milionë, të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Tiranës, Presidentin e Kosovës, të Serbisë. Projektuesi, Soros i bërë nga fondacioni i Beogradit, ishte bërë lobim i fuqishëm.

Përveç kësaj, kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend, kundër krimit dhe drogës, kam qëndruar për t’u nxjerrë njerëzve frikën, mediat, atë e kam bërë me qëllim, se unë nuk jam as prokuror, as gjykatës dhe as hetues, por kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat ku janë dhe ku nuk janë.

Kam sulmuar haptas Sorosin, dhe e kam bërë këtë në valët e Zërit të Amerikës, e kam sulmuar atë si armik i demokracisë shqiptare. Nuk është se këto vite… kam pasur objektiva, jam njeri me objektiva. Jam krenar për këto që kam bërë. Pëlqen, s’të pëlqen është gjë tjetër” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu