“Abuzoja me alkoolin dhe drogën, isha shumë pranë vdekjes”, Kastro Zizo rrëfen momentet e vështira: Doja të dhunoja veten, por hoqa dorë…

0

Këngëtari Kastro Zizo ka folur për jetën e tij private dhe projektet e reja muzikore. Ai ka zbuluar se do të rikthehet me dy emisione të reja, ndërsa shtoi se këto kohë iu përkushtua familjes së tij, sidomos djalit të vogël.

Kantautori rrëfeu në një intervistë të dhënë në “Ditë pas Dite” në RTSH, një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai pranoi abuzimin me alkoolin dhe drogërat, si dhe pasojat që i lanë.

Kastro rrëfeu gjithashtu momentin kur ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga veset e tij.

“Jam paragjykues ndaj të gjithë pijanecëve sepse e kam kaluar dhe njerëzit habiten që kam këtë qasje timen ndaj njerëzve që pijnë alkool sepse kam pirë vetë. Dhe në fakt habitem si më kanë duruar njerëzit kur unë kam qenë. Alkooli është ndër elementet më shkatërrues të njerëzimit.

Vendosa të heq dorë kur pashë që marrëdhëniet e mia sociale me të dashurën me shokët me njerëzit që punoja, me fëmijët, ishin drejt një rrënimi pa futur fare që do të ishte ndoshta e para, rrënimi im psikologjik apo rrënimi im fizik. Gjithë ai abuzim ka kosto në trupin tim, por ishte një natë që pata një luhatje tensioni të fortë. Realisht ishte një natë që pashë.. isha pranë vdekjes. Me një tension që vetëm po rritej… Ishte një vendim i asaj nate, isha me babain në urgjencë, dmth ishin një sërë faktorësh që hoqa dorë. Për fëmijët e mi, sepse vij nga një ambient që rrethohem me dashuri”, u shpreh Kastro Zizo.

Më tej ai tregoi se gjatë pertiudhës së vështirë që ka përjetuar, pranë tij ka qëndruar bashkëshortja Sara, ndërsa thotë i është shumë mirënjohëse.

“Pija alkool për t’i shpikur halle vetes. Doja të dhunoja veten, të tjerët, doja të dukesha keq tek të tjerë. Kalova disa muaj pendesë psikologjike, për të gjithët ata njerëz”, tha këngëtari.

Ndër të tjera Kastro foli edhe për familjen e tij, të cilës i është përkushtuar plotësisht kohët e fundit.

Ai është baba i tre fëmijëve, dy nga martesat e para dhe një me partneren e tij aktuale Sarën. Këngëtari tha se djali i tij i vogël, Dante, i ka ndryshuar jetën dhe të qënit baba 36 vjeç e ka bërë të kuptojë më shumë gjëra, ndër to se dëshiron të zgjerojë familjen në të ardhmen.

“Tek çuni i dytë dhe fëmija i tretë, mosha pjekuria, kam përshtypjen kryesisht mosha është ajo që më ka ndryshuar. Kur jam bërë baba për herë të parë kam qenë 21 vjeç, tani e kam djalin 16 vjeç. Herën e dytë me vajzën kam qenë 28 vjeç. Dmth ki parasysh moshën, ki parasysh elementët alkoolikë, ki parasysh jetën që bëja, nuk kam qenë babai ideal. Por nuk ka shumë baballarë idealë. Të bëhesh baba 36 vjeç qenka një gjë… i pa alkoolizuar, i pa droguar pa të gjithë këto veset e këqija u bëke baba i përkushtuar.

Kam një dedikim të jashtëzakonshëm ndaj djalit. Të tre janë shumë të lezetshëm por ky i vogli… Nëse unë thojë që do e mbyllja me tre fëmijë por pa katër nuk e mbyll”, rrëfeu Kastro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu