Vendi në krizë, por jo për luks! 30 mln lekë për vilat qeveritare, Rama e ministrat duan peshqirë me pambuk egjiptian

0

Madje vlen për t’u përmendur fakti që peshqirët duhet me patjetër që të jenë me pambuk egjyptian të një cilësie të lartë.

Një tender me vlerë 30 milionë lekë të vjetra është proceduar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për blerjen e peshqirëve, rrobdishanave, aksesorë të tjerë të plazhit për mobilimin e vilave qeveritare në bregdet. Pra 30 mln lekë të vjetra, kur një kohë kur vendi, ose më saktë e gjithë bota vuan nga rritja e çmimeve.

Në dokumentacionin e siguruar nga “Ora News” prej gazetarit Elton Qyno, rezulton se drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri, ka menduar që këtë sezon veror të mobilojë pjesërisht disa prej rezidencave të plazhit, ku do pushojnë kryeministri dhe ministrat e qeverisë aktuale. Madje vlen për t’u përmendur fakti që peshqirët duhet me patjetër që të jenë me pambuk egjyptian të një cilësie të lartë.

Përveç peshqirëve, janë kërkuar edhe tapeta për fshirjen e këmbëve, dyshekë, jorganë, çarçafë dhe perde. Ky është vetëm një tender, pasi ka edhe të tjerë. 25 mln lekë të vjetra janë vënë në dispozicion për kondicionerë, ngrohësa elektrikë, furrë shefi, frigorifera, lavatriçe, hekur për hekurosje e deri tek fshesat profesionale me korrent dhe llampat e ambazhurat.

Ndërkohë që në botë, bursa po shënon luhatje marramendëse, recesioni ka goditur ekonomitë më të mëdha në botë, në Shqipëri hall kemi të gjejmë pambuk egjiptian për peshqirët e plazhit për vilat qeveritare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu