Adhuronte tatuazhet dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është 37-vjeçari nga Elbasani që Covid-i i mori jetën

0

Elton Gegolli është 37-vjeçari nga Elbasani, i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit.

Mësohet se ai nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ai punonte në një laborator në një kompani industriale në ish-Metalurgjik. Ai njihej nga të gjithë si një person që kishte pasion jetën aktive dhe tatuazhet, madje dhe vetë kishte bërë disa të tillë.

Familja ka nxjerrë njoftimin për ndarjen nga jeta të të riut ndërkohë që ngjarja ka tronditur gjithë opinionin publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu