“Parlamenti i ka ditët e numëruara”/ Basha para nisjes së seancës: Amnistia penale liroi zyrtarë të korruptuar

0

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një komunikim me gazetarët, para se të futej në sallën e Kuvendit ku do të zhvillohet një interpelancë me ministrin Ulsi Manja, për amnistinë penale që u miratua pak ditë më parë.

Basha u shpreh se përmes kësaj amnistie janë liruar zyrtarë të korruptuar. Ai theksoi edhe një herë se kërkon që të bëhet veting për politikanët.

“Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarët e korruptuar t’i shpëtojnë.

Këtë përkushtim që kemi do ta çojmë deri në fund. Ky parlament ditët i ka të numëruara.

Propozimi ynë për ligjin për vetingun e politikanëve, i ndan fjalët nga veprat”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu