AF Elbasani shpallet fitues i Kategorisë së Dytë në Grupin B. Ndalesa e fundit sfida me Vorën e Grupit A për titullin ‘Kampion’

0

Nga Entela Duka

Klubi i AF Elbasanit është shpallur sot fitues në Grupin B të Kategorisë së Dytë, në mbylljen e sezonit të rregullt për këtë kampionat.

Ekipi e ka mbyllur garën në këtë sezon me 18 fitore e 4 barazime, pa regjistruar asnjë humbje dhe në fund arriti të bënte diferencën ndaj Pogradecit për të siguruar ngjitjen direkte. Elbasanasit kanë festuar me trofeun e tyre, në ceremoninë e organizuar nga FSHF në fund të ndeshjes së fituar me shifrat 6-0 ndaj Tepelenës.

Tashmë ekipi do të përqendrohet te një tjetër objektiv, ai i shpalljes kampioni i Kategorisë së Dytë, në finalen që luan ndaj fitueses së Grupit A, Vorës. Sfida në fjalë është planifikuar që të luhet më datë 11 maj në “Air Albania”, në orën 18:00.

Trajneri Ariel Nezha u shpreh: Kishim kohë që na mungonin emocionet, i përgëzoj djemtë për sezonin që përfundoi. Do mundohemi të fitojmë me Vorën se Elbasani njeh vetëm fitore. Ende nuk jemi ulur me drejtuesit për sezonin që vjen.

Marenglen Çoku – Administrator AF Elbasani u shpreh se emocionet janë shumë të mëdha. Ia arritëm objektivin. Themi që ia vlen lodhja.
Objektivin e arritëm ndeshja me Vorën është për prestigj. Do bëjmë një ndeshje miqësore.

Ne kemi filluar të krijojmë buxhetin me biznesin dhe dashamirësit e sportit dhe bashkë me bashkinë kemi objektiv superligën. Ne kemi nisur kontakte me disa lojtarë të superligës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu