Ahmetaj në Kuvend: Në vend të shaheni duhet të celebrojmë, vijmë nga pandemia dhe tërmeti!

0

“Në kohë të tilla të vështira pas disa goditjesh në jetë njerëzore , ekonomi apo edhe në shëndetin publik sigurisht nga palet pritet përgjegjshmëri, por nëse ai kalon përtej kësaj atëherë nuk ka më vlerë.

Kriza energjitike po ndodh kudo dhe cdo grup politik reflekton dhe sjell propozime dhe ato diskutohen.

Faktet janë fakte, u përballëm me atë që e dimë të gjithë, blerja më parë se kushdo tjetër, ne nuk jemi zot përballë pandemicë dhe fatkeqsisht numrat qe sillni nuk u fshehën.

Ju nuk numëeruat njerëzit nëpër spitale, sot kemi shumë më pak vdekje për shkak të kujdesit mjekësor dhe vaksinimi, janë 1 milion e 700 mijë vaksina në trupin e shqiptarëve që shpëtuan jetë.
E njëjta gje ndodhi me tërmetin, nuk jemi Zoti ama përgjigjien e kemi në dore, mund të flasim për varfëri me klithma por nuk e shpëton dot. Po mar propozimin e TVSH dhe kush nuk funksionon ulja e saj, përkundrazi nuk i shërben.

Shkojmë te ata që ju shani, hoqëm tvsh prapë nuk ndryshoi por shteti nuk bëhet për një ditë. Vjen një kohë u thoni shqiptarëve shiko se u varfëruat ndërkohë modestisht them se kursimet e vogla janë rritur. Falë zotit falë punës dhe ekonomisë rriten kursimet. Unë ju sjell një statistikë modeste, falë masave dhe qytetarëve dhe sipërmarrjes sot duhet të celebrojmë këto arritje si rikthimi i vendeve të punës.

50 mijë vende pune janë shpëtuar nga mbeshtetja që kemi dhënë, përfituam shumë. Emocionet tona nuk duhet të kalojnë te shqiptarët, një plan serioz mendohet nuk vjen 3 minuta pas fjalës së kryeministrit.

Ju ftoj të mbështesni planet, ekonomia shyqyr zotit është rritur me 17%. Udhëtuam me dy fatkeqsi si pandemia dhe tërmeti dhe po ringrihemi duhet ta celebrojmë. Me gjithë emocionet tuaja politike nuk paska vend për të vepruar me racionalitet.

Kur i referohemi ekonomise ne kemi zgjedhur një sistem që ka pasuruar sipërmarrësit dhe cmimet e kontrolluara nuk është TVSH që i mbron shqiptarët. Brenda 48 orëve do të marrim masa rregullatore, për sipërmarrjen e vogël për ta kthyer në nivelet e parakrizës dhe furnizim të pandërprerë për energjinë. Statistikat tregojnë se rritja e ekonomisë kapi atë të menjehershmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu