“Ai që s’të voton ty mos i bëftë hajër vaksina”, i moshuari elozhe Ramës në Vaun e Dejës

0

Kryeministri Edi Rama pa nga afër procesin e vaksinimit në bashkinë e Vaut të Dejës. Kreu i qeverisë teksa ka biseduar me të moshuarit, iu ka uruar atyre shëndet.

Ndërkohë që një prej pensionistëve ka befasuar me deklaratën e tij, ndërsa tha se ‘ai që nuk i voton juve, mos i bëftë hajër vaksina’.

Nga ana tjetër Rama i është përgjigjur se vota në këtë mes nuk ka lidhje. Kreu i qeverise është pritur edhe dje në Rrëshen me deklarata të tilla nga një i moshuar që tha se; “Iu thafshin duart kush thotë se ‘s’keni punuar”.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

E moshuara-Ramës: Shumë falemners
I moshuari-Ramës: Je i nderuar. Suksese për më tej.
E moshuara: Falemners kryeministrit prej teje.
I moshuari: Shyqyr që të pash. Ai që nuk ju voton juve, mos i bëftë hajer vaksina.
Rama: Mos thuaj ashtu, vota s’ka lidhje.
Rama: Rrini ulur, duhet të rrini gjysmë ore ulur. Respekte! Mirë çdo gjë në rregull?
E moshuara: Mirë
Rama: Me shëndet të gjithëve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu