Infektohet me Covid-19 lojtari i Juventus, në rrezik e gjithë skuadra

0

Covid-19 ka infektuar edhe lojtarin turk Merih Demiral. Mësohet se  mbrojtësi i Turqisë është grumbulluar me kombëtaren e tij, por nuk luajti në ndeshjen e djeshme me Letoninë për shkak se ishte i dëmtuar, por edhe se është infektuar me Covid-19.

Mësohet se ai është infektuar rreth një javë më parë, teksa lajmi njoftohet sot nga mediet italiane. Mbrojtësi ka vetëm disa simptoma minimale dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, pa komplikacione problematike.

Ai do të kthehet në Torino nesër me ndihmën e një aeroplani privat. Më pas ai do vendoset në një dhomë të hotelit të Juventusit, ku mjekët do kenë mundësinë të ndjekin me kujdes shëndetin e tij. Demiral është lojtari i 10 i infektuar i Juventusit që nga nisja e pandemisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu