“Air Albania” në telashe/ Bloomberg: Afër falimentit, pezullohet aktiviteti tregtar

0

Por “Air Albania” tani duket se është në telashe serioze. Avionët e saj ende fluturojnë dhe për pasagjeret nuk ka arsye te shqetësohen. Akoma…

Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi te mërkurën se kompania ajrore e flamurit shqiptar “Air Albania” i është pezulluar aktiviteti, pasi nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Kështu pa paguar gjobën dhe plotësuar dokumentet, statusi i saj do vijojë të mbetet i tillë. Sipas qeverise është një çështje teknike.

Kompania më e madhe shqiptare ajrore “Air Albania”, 10% e aksioneve e së cilës zotërohen nga AlbControl, 49% nga një kompani turke dhe pjesa tjetër nga pronarë shqiptarë që prej 2018-ës nuk ka dorëzuar as bilancet financiare.

Por, ndërsa nuk do të ndikojnë tek fluturimet dhe operacionet e përditshme të kompanisë, ardhmja e saj është ne pikëpyetje.

Media prestigjioze financiare Bloomberg shprehet se dy kompani ajrore ne Shqipëri mund të falimentojnë gjatë dimrit, pas goditjes nga Covid 19 edhe tanimë krizës së karburanteve. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës Lindore dhe Qendrore do të ketë falimentime kompanish ajrore sipas Bloomberg, pasi qeveritë nuk do jenë në gjendje t’i ndihmojnë me buxhetet e tyre. Top Channel ka mësuar se këto dy kompani janë Albawings dhe “Air Albania”.

Autoriteti i Aviacionit Civil thotë se këto kompani nuk kane përfituar ndonjëherë mbështetje buxhetore nga qeveria shqiptare, por pranoi se autoritetet do te shqyrtojnë këto dite masat eventuale qe duhen marre nëse ato përballen me mundësinë e falimentit. Sipas aviacionit Civil “Air Albania” dhe “Alba Wings” kanë së bashku 13% të tregut. Burime për Top Channel pranë aeroportit Nënë Tereza kanë pohuar se “Air Albania” prej kohësh ka vonesa në pagesat e detyrimeve të tyre.

Nga burime të tjera, Top Channel ka mësuar gjithashtu se “Air Albania” është tërhequr nga aeroporti i Kukësit, ndërsa biletat e prera për linjën që do duhej t’i kryente për në Zvicër ia ka kaluar një kompanie rivale.

Dështimi i një linje që mban flamurin kombëtar, nuk do te ishte rasti i parë. Që prej vitit 1991, me emrin Arbëria e me pas “Albanian Airlines”, kompani me pronësi të ndryshme, arabe apo turke kanë tentuar ta mbajnë bashkë me shtetin shqiptar në këmbë. Konglomerati i ri me partneritet “Turkish Airlines”, gjithashtu nisi me premtime te mëdha. Por serish duket se ne fund, të mëdha janë vetëm problemet./Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu