Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, reagon Irani: Vendim dritëshkurtër! Shqipëria në komplotin e SHBA dhe Izraelit

0

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, reagon Irani: Vendim dritëshkurtër! Shqipëria në komplotin e SHBA dhe Izraelit
Irani ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, duke “dënuar ashpër” këtë vendim teksa hedhu poshtë pretendimet për përfshirje në sulm kibernetik kundër vendit tonë.

Kryeministri Edi Rama i dha sot 24 orë kohë stafit të ambasadës iraniane në Tiranë për t’u larguar nga vendi, ndërsa tha se ka prova të qarta që sulmi kibernetik ndaj serverave të shtetit shqiptar është porositur nga qeveria e Iranit.

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet se vendi i tij është pas sulmit kibernetik, duke i quajtur deklaratat si të pabaza, raporton newsbomb.al. Ai tha se vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike mes dy vendeve “me pretendime të tilla të pabaza” është “i pamenduar dhe dritëshkurtër”.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian, raporton Newsbomb.al.

Ai tha se “vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë”.

Ministria e Jashtme iraniane drejton gishtin nga SHBA dhe agjencive mediatike izraelite, duke thënë se fakti që reaguan menjëherë pas vendimit të Shqipërisë tregon për “komplotin” e tyre ndaj Iranit.

“Deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit. Shprehim keqardhjen që Shqipëria u ndikua nga palët e treta për të strehuar grupin famëkeq terrorist”, thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu