Aksident automobilistik në unazën jugore të Elbasanit. Përplasen dy makina

0

Nga Elisa Pllumbi

Një aksident ka ndodhur në mesditë në unazën jugore të Elbasanit. Dy automjete janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesit kanë pësuar tronditje nga përplasja, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesit nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit pasi dy makinat kanë qenë në kahe të kundërta.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu