Aksident frikshëm në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur, dy në gjendje të rëndë

0

Një përplasje e frikshme ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Paulesh.

Një automjet tip Benz me targë AA 764 JY u përplas me një Range Rover me targë AA 775 YU

Përplasja ka qenë mjaft e fortë aq sa Benzi është shkatërruar pothuaj krejtësisht në pjesën e përparme.

Në vendin e ngjarjes shkuan, zjarrfikëset dhe autoambulancat që transportuan të plagosurit për në spital.

Gjithashtu policia ka normalizuar trafikun dhe ka kryer veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Paraprakisht mendohet se benzi ka kaluar në rrugën në kahun e kundërt dhe është përplasur me Range Roverin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu