Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Lushnjë-Rogozhinë, dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët.
Aksidenti ka ndodhur në orën 14:30 dhe shoferja së bashku me pasagjerët kanë përfunduar në spital.
“Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





