Aksident i frikshëm! Makina përplaset me motorin, drejtuesi në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Kamëz, në fashtin Tapizë. Një motor ka goditur fuqishëm një makinë dhe si pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.

InfoWebTv mëson se drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital, pasi ka marrë dëmtime shumë të rënda.

Policia është në vendngjarje për të kryer hetime të mëtejshme.

Krujë/Informacion paraprak

Më date 20.05.2021,  në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë,​ automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin  B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi I Xh., shtë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu