Aksident i rëndë, humb jetën 19-vjeçarja, plagosen rëndë dy të rinjtë

0

 

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në Divjakë. Bëhet me dije se një automjet i tipit Audi A 4 ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pishë duke përfunduar brenda në pyll.

Burime  bëjnë me dije se dy persona janë plagosur rëndë dhe një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. Ndërkohë trupi i viktimës nuk është nxjerrë ende nga mjeti.

Personat e plagosur janë identifikuar si Vilson Hoxha nga Elbasani dhe Daniel Doda nga Vlora 23-vjeç. Ndërsa viktima është ende e paidentifikuar,  ndërsa bëhet me dije se është bashkëshortja e njërit prej të plagosurve.

Njoftimi:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:25, në rrugën nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu