Aksident i rëndë/ Humbin jetën dy persona

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Qarr në Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti “Toyota”, 2 persona kanë humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se trupat e viktimave qëndruan për disa minuta brenda mjetit, deri në mbërritjen e zjarrfikësve të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tyre.

Personat që kanë humbur jetën nuk janë identifikuar ende, ndërsa ajo që dihet derimë tani është fakti se viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë lidhje familjare mes tyre.

Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet. Mbetet e paqartë se ccfarë e ka shkaktuar këtë aksident me pasoja të rënda.

Njoftimi i Policisë: Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu