Aksident i rëndë/ Makina përplas ‘keq’ 15-vjeçarin në Elbasan, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ditën e sotme ku një mjet tip ‘Opel’ ka përplasur një djalë të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë shtetasi me iniciale K.Z 46 vjeç ka përplasur me makinë shtetasin e mitur K.H.15 vjeç. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetëm ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2022, në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu