Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një punonjës policie, gjashtë të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Lazaren në Pajovë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:20. Një kamioçinë dhe një mjet tip “Ford” janë përplasur fort mes tyre. Për pasojë ka gjetur vdekjen punonjësi i policisë Ardjan Xhaja 51 vjeç me detyrë punonjës i policisë në burgun e Peqinit.

Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu