Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.
Aksidenti sipas informacioneve të para ka ndodhur në fshatin Lazaren, Pajovë.
Si pasojë e përplasjes së një kamionçine, ka ndërruar jetë një grua që ndodhej në mjetin tip ford
Policia dhe ambulancat drejt vendit të ngjarjes.
Peqin/ Informacion paraprak
Më datë 11.06.2021, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.