Aksident i rëndë në Cërrik te vijat e bardha, e moshuara përfundon në spital!

0

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të Dielë rreth orës 14:05 në aksin rrugor Cërrik-Belsh, ku një autoveturë e drejtuar nga një grua ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha nga njëra anë në tjetrën.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur të moshuarën dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.

Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat.

Menjëherë pas aksidentit, autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë të ngjarjes, kanë mbërritur në vendngjarje. E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Automjeti i përfshirë në aksident, me targë AB 390 IO, është identifikuar si shkaktar i ngjarjes.