Elbasan – Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal pranë kryqëzimit që lidh stadiumin “Elbasan Arena” me Parkun “Rinia”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:55 dhe ka shkaktuar panik mes qytetarëve si dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave paraprake, përplasja e mjetit në ambientet e lokalit ka lënë të plagosur dy persona, të cilët ndodheshin aty në momentin e aksidentit.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet spitalore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht, nuk dihen ende arsyet që çuan drejt humbjes së kontrollit të automjetit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e frekuentuara urbane.





