Aksident i rëndë në Tiranë, makinat përplasen frikshëm me njëra-tjetrën

0

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Dy makina janë përplasur te zona pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Kontakti ka qenë tepër i fortë, ndaj dhe një prej mjeteve është shkatërruar në pjesën e përparme, ndërsa tjetri në pjesën e pasme. Nga raportimet e para thuhet se nuk ka persona të lënduar rëndë, vetëm dëme materiale.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu