Librazhd, 30 dhjetor 2024 – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të kësaj të Hëne, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”, rreth 3 km larg qytetit të Librazhdit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi, në përpjekje për të parakaluar, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur.
Aktualisht, gjendja e tyre shëndetësore nuk është e qartë, ndërsa transportimi i të dëmtuarve drejt spitalit është bërë i vështirë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.
Autoritetet përkatëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit.