Aksident i rëndë ,shkon në dy numri i viktimave , mjeti përgjysmohet pas përplasjes me murin

0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër Koplik, ku si pasojë e përplasjes së tre mjeteve një person ka vdekur, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, një prej makinave është përplasur me një mur rrethues, i cili i ka shtypur të gjithë pjesën e parë të mjetit.

Policia nuk ka mundur që të identifikojë viktimën e aksidentit, ndërkohë që nuk ka të dhëna as për gjendjen e personave të plagosur. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.05.2021, reth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu