Aksident i rëndë tek Ura e Shkumbinit, mbrojtësja e rrugës çan mes për mes furgonin

0

 

Aksident i frikshëm tek Ura e Shkumbinit. Mbrojtësja anësore e rrugës ndan në mes furgonin.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar në aksin Elbasan-Cërrik.

Drejtuesi I furgonit me targë AA 657 CK, ka humbur kontrollin e mjetit I cili është përplasur me anësoren e rrugës. Por përplasja ka qenë e atillë sa pjesa metalike e mbrojtëses anësore të rrugës ka “shpuar” furgonin tej e tej.

Për fat të mirë nga kjo përplasje nuk ka pasur pasoja në njerëz por vetëm dëme material.

Në vendngjarje ka shkuar policia që ka kryer veprimet proceduriale.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu