Aksident i shumëfishtë në Sauk, lëndohet 28-vjeçarja

0

Një aksident ka ndodhur në mbikalimin e Sakut në kryeqytetin e Tiranës, ku janë përfshirë 5 automjete.

Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar aksidentin, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu