Aksident i tmerrshëm/Përplasen me pemën,humb jetën 19-vjeçarja

0

Për 19-vjeçaren Elsa Meçi, ky do të ishte udhëtimi i saj i fundit me të fejuarin Vilson Hoxha. Ajo mbeti viktimë e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në parkun kombëtar Divjak-Karavasta, këtë të enjte.

Automjeti tip Audi, po drejtohej nga Vilsoni, ndërsa Elsa Meçi dhe Daniel Doda ishin pasagjer. Drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, por fatkeqësisht është përplasur me një pishë . Goditja e fortë ishte fatale për 19 vjeçaren, ndërsa Vilson Hoxha dhe Doda, u dërguan në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, për shkak se mbetën të plagosur.

Elsa Meçi, punonte në një restorant në Divjakë, si ndihmës kuzhiniere. Ashtu si çdo ditë, në të njëjtin orar kur ndodhi aksidenti, ajo ndiqte të njëjtën rrugë për të shkuar në punë, por këtë herë pa mundur dot që të ndihmonte kolegët e saj në kuzhinë.

Hetimet paraprake të ekspertëve të policisë rrugore, tregojnë se shkak i këtij aksidenti tragjik, ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin tre të rinjtë po udhëtonin. Vilson Hoxha, ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur në pemë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve pasi për disa minuta trupi i pajetë i Elsa Meçit, qëndroi i bllokuar në automjet.

Vilsoni ishte me origjinë nga Elbasani dhe kishte disa vite që ishte zhvendosur në Divjakë. Prej dy vitesh ai ishte i fejuar me Elsa Meçin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu