Meta paralajmëron : Ditën e numërimit do të jem në Vlorë.Se Vlora ndizet dhe ju e dini çfarë ndodh

0

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa njoftoi se nesër do të jetë sërish në qytetin e Vlorës, dha lajmin se edhe ditën e numërimit të votave do të jetë pikërisht në qytetin bregdetar.

Ai apeloi që Vlora të mos provokohet, ndërsa paralajmëroi numëruesit dhe komisionerët të kenë mendjen në mësim pasi do të jenë nën monitorim.

GazetarjaJu udhëtoni shpesh kohët e fundit në Vlorë

Meta: Nesër pranë atje jam. Edhe ditën e numërimit do të jem në Vlorë. Ta dinë gjithë numëruesit, komisionerët, të tërë, të tërë. Qoftë se ua kanë marrë lekët bandës së Astirit, tua mbajnë lekët po të kenë mendjen në mësim se janë të gjithë në monitorim të gjithë.

I pyetur se çfarë po ndodh me LSI-në në Vlorë, Meta u shpreh:

Zero interes për LSI e Vlorës dhe për LSI e Shqipërisë. Interesimi im është mosprovokimi me Vlorën. Se Vlora ndizet dhe ju e dini çfarë ndodh. Unë ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë. Të mos intimidohen nga askush, të denoncojnë në portalin e presidencës siç kanë ardhur shumë denoncime, siç ishte ky skenari por ka edhe të tjerë. Durrësi, Elbasani etj, me emra”. Siç ka edhe një skenar për njësinë 10 ku do bëhet numërimi elektronik. Siç janë edhe shumë fakte të tjera që ju i dini. Siç janë vjedhja e të dhënave të qytetarëve për ti vënë nën survejimin e fuksave të mavisë se socialiste nuk mund të jenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu