Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, automjeti përplas të moshuarën

0

Një aksident ka ndodhur orët e para të mbrëmjes në aksin Elbasan-Metalurgji. Një e moshuar rreth 70 vjeçe, është përplasur nga një automjet.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit dhe sipas të dhënave ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ishte një pakujdesi e së moshuarës apo një gabim në drejtimin e automjetit nga shoferi.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

Aksi Elbasan-Metalurgji konsiderohet si më i rrezikshmi në Elbasan për shkak se kalon në një zonë të populluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu