Aksident në aksin Elbasan-Peqin. Përplasen dy mjete, dy të plagosur

0

Tjetër aksident në orët e mbrëmjes së sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Dy mjete janë përplasur dhunshëm mes tyre e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas.

Makinat e përplasura janë një mjet tip Benz dhe tjetra në Fiat Punto. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit tip Fiat dhe një pasagjer që ndodhej në të.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Një tjetër aksident u regjistrua më parë në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të tunelit të Krrabës, por fatmirësisht pa dëmtime të rënda. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu