Inxhinierët holanzezë krijojnë maskën inteligjente/ Ja si i monitoron parametrat vitalë…

0

Inxhinierët holandezë po zhvillojnë një maskë “inteligjente” që monitoron parametrat vitalë të një përdoruesi, si temperatura dhe frymëmarrja, dhe i paralajmëron ata kur maska duhet zëvendësuar. Prodhuesit e saj shpresojnë që maska inteligjente, ende në fazën e zhvillimit, përfundimisht do të jetë në gjendje të paralajmërojë përdoruesit nëse thithin substanca toksike.

Maska lejon përdoruesit të monitorojnë parametrat e tyre jetësorë, si frymëmarrjen dhe temperaturën, falë sensorëve elektronikë brenda saj.

“Mund të vendosim sensorë elektronikë për parametra të ndryshëm si për frymëmarrjen, për temperaturën, për të ditur nëse përdoruesi është në gjendje të mirë ose jo, duke bërë për shembull, që maska të japë një dridhje kur ka rrezik”, thotë Ashok Sridhar, hulumtues në qendrën Holst.

Qëllimi është të krijohet një maskë që mund të monitorojë të gjitha llojet e parametrave, të tilla si mbushja me oksigjen, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura e trupit, por edhe për t’i analizuar këto të dhëna.Kjo lloj maske mund të komunikojë me shumë aplikacione të tjera, të tilla si monitorimi i pacientëve të sëmurë ose në proces rehabilitimi.

“E vetmja gjë që mund të monitorojë dhe t’ju tregojë kjo maskë është nëse nuk është e efektshme. Pra, ajo nuk ka më shumë mekanizma sigurie për të ndaluar virusin ose bakteret sesa një maskë normale. Por ajo të tregon kur maska është e efektshme dhe kur nuk e ka më atë nivel mbrojtje”, thotë zoti Sridhar.

Printerët e veçantë stampojnë një shtresë të hollë me qarqe elektronike që mund t’i bashkangjiten tekstileve.

Studimet mbi koronavirusin dhe mikrobet e tjera tregojnë se mbajtja e një maske ndihmon që njerëzit e infektuar të mos e përhapin sëmundjen tek të tjerët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu