Aksident në aksin Librazhd-Elbasan: Përplasen dy automjete, tre të plagosur

0

Librazhd – Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në zonën e Murrashit.

Një veturë është përplasur me një kamionçinë të kompanisë 2T, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Mes të plagosurve është një punëtor i kompanisë së rrugëve dhe dy pasagjerë të veturës.

Të tre po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve paraprake, priten detaje të tjera për rrethanat që çuan në këtë përplasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu