Aksident në bulevardin kryesor të Elbasanit, furgoni përplaset me volkswagen-in

0

Një aksident ndodhi në mesditë në bulevardin kryesor të Elbasanit në afërsi të kryqëzimit të “1 Majit”.

Një furgon me targë AA 376 L4 është përplasur me një mjet tip volkswagen.

Si pasojë e kësaj përplasje kanë pësuar tronditje drejtuesit e automjetit por jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra qytetarëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka shoqëruar shoferët dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu