Aksident në “Don Bosko”, makina përplas motorin, i plagosuri i shtrirë në tokë

0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një makinë është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është i shtrirë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa mësohet se nga përplasja është plagosur shoferi i motorit.

Siç shihet nga fotot, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, duke i dhënë ndihmën mjekësore të plagosurit, ndërsa aty shihen të mbledhur edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët janë ndodhur në rrugë, kur ka ndodhur ngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu