Aksident në Durrës, 20-vjeçari përplas me makinë të moshuarin, dërgohet në spital

0

Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur një 76-vjeçar, i cili ndodhet në spital. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.Një 20-vjeçar ka aksidentuar me makinë një këmbësor sot në Durrës. Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur një 76-vjeçar, i cili ndodhet në spital. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Deri më tani, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasi S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore,”- thuhet në deklaratën zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu