Bllokohen 2.000 artikuj të rrezikshëm për fëmijët, ISHMT: Nuk plotësojnë standartet

0

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë kontrolleve në kryeqytet gjeti 2.000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, që shiteshin jashtë standardeve europiane.

Artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian, si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve. Ato kanë përmbajtje kimike dhe mund të shkaktojnë mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

“Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë që të mos fshihet dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm. ISHMT u bën thirrje konsumatorëve të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë”, thuhet në njoftimin e ISHMT-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu