Aksident në Elbasan. Makina përplaset me motorrin e picave, plagoset drejtuesi (Foto)

0

Një tjetër aksident është regjistruar në Elbasan gjatë orëve të para të mbrëmjes. Një mjet është përplasur me një motorr picash e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit të picave i cili është dërguar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “28 Nëntori“ (rruga e spitaleve).

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila administroi provat në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Infoelbasani sjell pamjet ekskluzive të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu