Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Elbasanit. Është bërë e ditur se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ teksa qarkullonin në segmentin e Unazës Jugore.
Nga informacionet paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”.
Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore.
Ndërkohë burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme, dhe fatmirësisht dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





