Aksident në Elbasan/ Përplasen dy automjete, i lënduari transportohet me urgjencë në spital

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në  Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një djalë.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu