Aksident në fshatin Papër të Elbasanit, përplasen dy automjete

0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.

Infoweb/Media mëson se shkaku i aksidentit ka qenë një kthim i gabuar i automjetit “Nissan” që shihet në pamje.

Nga ky aksident bëhet me dije se kanë qenë të përfshirë edhe fëmijë, por fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Infoweb/Media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu