Aksident në hyrje të Librazhdit, burrë e grua me motorr përplasen me kamionin

0

 

Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të Librazhdit. Një motorr, ku udhëtonin burrë e grua, është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar çifti i bashkëshortëve të cilët janë transportuar për në spital.

Burime spitalore bënë me dije se çifti ndodhet jashtë rrezikut edhe pse kanë marrë plagë të shumta në trup.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Aktualisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë një parakalim i gabuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu