Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet në spital

0

Mësohet se një makinë tip Audi ka përplasur një motor.

 Një aksident ka ndodhur në Sarandë pasditen e sotme. Mësohet se një makinë tip Audi ka përplasur një motor. Nga aksidenti, ka mbetur  i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë mdihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/ Informacion paraprak Më datë 03.06.2022, në fshatin Berdenesh, Sarandë, shtetasi K. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F., rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu