Lejoi ndërtimet pa leje, pezullohet nga detyra Inspektori i Policisë në Lushnje

0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Berat ka pezulluar nga detyre një inspektor policie pas vendimit të Gjykatës së Lushnjes. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për veprat penale “Shpërdorim Detyre” si dhe për “Korrupsion”. Mësohet se i ndaluar është 43-vjeçari me iniciale G.R, i cili dyshohet se ka favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në zbatim të urdhërit të Prokurorit datë 03.06.2022, ka ekzekutuar sot Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë:

Inspektor G. R., 43 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Lushnje. Vendimi ndaj këtij shtetasi është marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje mbi bazën e materialeve proceduriale të dërguara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat, e cila duke përdorur edhe metodat e posaçme të hetimit nën drejtimin e Prokurorit, ka siguruar provat që vërtetojnë se ai ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Në shkelje të ligjit dhe funksionit të tij organik, punonjësi i Komisariatit të Policisë Lushnjë, Inspektor G. R., me veprimet dhe mosveprimet e tij, gjatë viti 2021, ka lejuar dhe favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu