Aksident në seri në aksin Elbasan-Metalurgji/Përplasen 5 automjete me njëra-tjetrën

0

Aksident në seri në autostradën Elbasan-Metalurgji.

Nga burimet në vendngjarje aksidenti ka ndodhur pranë ish-qendrës tregtare Orti.
Pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në këtë segment rrugor ditën e sotme. Sipas burimeve nga përplasja ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar trafik në këtë zonë në kahun e makinave të aksidentuara, ndërkohë në korsinë tjetër qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka kryer veprimet proceduriale për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu