Aksident në seri në rrugën Elbasan-Metalurgji.Përplasen 4 automjete

0

 

Aksident në seri në autostradën Elbasan-Metalurgji.
Katër automjete janë përplasur në këtë segment rrugor pasditen e sotme. Sipas burimeve nga vendngjarja nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar trafik në këtë zonë në kahun e makinave të aksidentuara, ndërkohë në korsinë tjetër qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka kryer veprimet proceduriale.
Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me lagështi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu