U zhduk mbrëmjen e djeshme nga banesa, gjendet i pa jetë 47-vjeçari, dyshimet e para për ngjarjen

0

 

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në Shkodër, në afërsi të një kanali, ku dyshohet se është rrëzuar dhe është mbytur aksidentalisht. Mësohet se 47-vjeçari ishte larguar dje nga banesa, dhe nën efektin e alkoolit është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

“Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht Policia e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu