Aksident në seri tek Tatim-Taksa në Elbasan (Foto)

0

Nga Erti Alla

Një aksident në seri ka ndodhur në orët e pasdites në aksin rrugor drejt Fushës së Loparit në afërsi të Tatim-Taksës. Disa automjete janë përplasur mes tyre.

Nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila normalizoi trafikun dhe kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Dita e Verës por edhe blloqet e betonit të vendosura në disa kryqëzime e akse rrugore kanë rënduar së tepërmi këto ditë trafikun në Elbasan duke u bërë burime aksidentesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu