Një aksident është regjistruar këtë të hënë në qendër të qytetit të Shkodrës.
Makina e policisë bashkiake është përplasur me një tjetër mjet dhe ka përfunduar në korsinë tjetër.
Mbeten të paqarta arsyet e këtij aksidenti. Ndërkohë, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë aksident.