Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Burime për median bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, ku është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet dhe në pamjet, automjeti është shkatërruar plotësisht, duke përfunduar jashtë rrugës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Foto nga vendngjarja